Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkelën kufirin serb, Policia e Kosovës: Fake, duan pasiguri në veri

19:11 / November 21, 20241 Min Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
kosovo serbia nato ansa 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Policia e Kosovës ka reaguar për lajmet që kanë qarkulluar në mediat serbe, ku pretendohet se një grup pjesëtarësh të armatosur rëndë të Policisë së Kosovës kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë në veri të vendit.

”Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejt të opinionit dhe qytetarëve, reagon ndaj disa shkrimeve të publikuara kryesisht në media serbe, e të cilat i referohen një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, se kinse sipas tyre një grup pjesëtarësh të armatosur rëndë të Policisë së Kosovës kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë në veri të vendit.

Shkrimet e tilla të referuara në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Andaj këto shkrime dhe njoftimi i publikuar si i tillë, është një dezinformacion i cili ka për qëllim të krijojë pasiguri te qytetarët e asaj zone dhe të njollosë punën e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, si institucion i besueshëm dhe transparent do kujdeset në vazhdimësi që të ofrojë informacione zyrtare për media dhe opinionin e gjerë, kurdo që ato kërkohen dhe janë të nevojshme për media dhe publikun”, njofton policia e Kosovës.

Kosova Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Putin: Ukraina është e jona, Kievi të pranojë realitetin në fushën e betejës

21:31 / June 20, 2025

Situata Iran-Izrael, reagon Franca: Presim hapjen e një diskutimi edhe me SHBA-në

19:53 / June 20, 2025

Analiza nga REL: A mund të jetë ndërhyrja ushtarake në Iran rrugë e suksesshme për ndryshimin e regjimit?

18:41 / June 20, 2025

Putin ka një qëndrim për konfliktin e fortë Izrael-Iran

18:32 / June 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.