Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shkelën masat anti-Covid, ndëshkohen 4 subjekte private në Korçë

16:20 / February 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Korce 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Evidentohen dhe ndëshkohen 4 subjekte të tjera në qytetin e Korçës, që u konstatuan duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Mbyllet aktiviteti i njërit prej këtyre 4 subjekteve, për një periudhë 6-mujore, pasi kreu shkeljen në mënyrë të përsëritur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle nëpër subjektet e qytetit, me qëllim respektimin e fashës orare dhe monitorimin e protokolleve të sigurisë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar hapur në lagjen nr. 1, lokalet në pronësi të shtetasve M. S. dhe T. P; në lagjen nr. 2, lokali në pronësi të shtetasit J. S. dhe në lagjen nr. 12, lokali në pronësi të shtetases E. K., (në mënyrë të përsëritur), të cilët ushtronin aktivitetin e tyre pas fashës orare të lejuar.

Për subjektet në fjalë, nga shërbimet e Policisë janë plotësuar aktet e konstatimit në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7, i cili parashikon ndëshkimin me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe për subjektin në pronësi të shtetases E. K., edhe mbylljen e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

4 subjekte gjobiten Korce
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.