Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët rusë, OKB mban nesër takim urgjent

14:36 / September 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
OKB
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Jashtme e Estonisë njoftoi sot se, me kërkesë të saj, nesër, të hënën, do të mbahet një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi çështjen e hyrjes së tre aeroplanëve rusë në hapësirën ajrore kombëtare të Estonisë.

Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë mbi Gjirin e Finlandës dhe qëndruan atje për rreth 12 minuta, njoftuan të premten Estonia dhe NATO.

Italia, e cila ka marrë përsipër një mision të NATO-s për të ruajtur qiellin mbi Detin Baltik, por edhe Suedia dhe Finlanda ngritën aeroplanët për të kapur tre ndërhyrësit.

“Më 22 shtator (…), Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent në përgjigje të shkeljes flagrante të hapësirës ajrore estoneze të premten e kaluar nga Rusia”, sipas një deklarate nga diplomacia estoneze e lëshuar sot.

Është hera e parë në 34 vitet e pjesëmarrjes së Estonisë në OKB që ky vend, gjithashtu anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe një mbështetës i vendosur i Ukrainës, ka kërkuar zyrtarisht një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit.

Kryeministri estonez njoftoi të premten se vendi i tij do t’i kërkojë NATO-s të aktivizojë Nenin 4 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili parashikon konsultime midis aleatëve në rast se një prej anëtarëve të tij kërcënohet.

Sipas kreut të diplomacisë estoneze, Margus Tsakna, kjo shkelje “është pjesë e një plani më të gjerë nga Rusia për të testuar vendosmërinë e Evropës dhe NATO-s me sjelljen e saj”.

“Kjo sjellje kërkon një përgjigje ndërkombëtare”, sipas Margus Tsakna. “Sjellja e Rusisë është e papajtueshme me detyrimet e një anëtari të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ”, shton ai.

ajore estonia hapesira okb Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.