Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Shkëmbim mbrojtësish mes Partizanit dhe Kamzës

17:59 / January 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eneo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në orët e fundit të merkatos, Partizani dhe Kamza kanë finalizuar shkëmbimin e dy mbrojtësve. Vlonjati Idrizaj kaloi te kryesuesit e Superiores, ndërsa sot, në ekipin tjetër shkoi beratasi Eneo Bitri. Të dyja palët duken të kënaqura nga ky operacion për momentin, megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të tregojë fusha e lojës për të dy lojtarët në fjalë, por edhe skuadrat respektive.

15 herë kampionët e vendit kanë bërë me dije: “Klubi zyrtarizon trasferimin e Eneo Bitrit te skuadra e Kamzës. Mbrojtësi 23-vjeçar, i cili iu bashkua të kuqve në fillim të këtij sezoni nga Tomori, do të kalojë me formulën e huazimit. Marrëveshja është arritur sot, me pëlqimin e të tria palëve. Bitri do të jetë lojtar i Kamzës deri në përfundim të sezonit futbollistik 2018- 2019”.

Rinovimi – Kristi Kote e ka fituar bastin e tij te Partizani. Mesfushori ka bindur dhe sot ka rinovuar për 2 vite e gjysmë.

“Klubi njofton marrëveshjen me Kristi Koten. Mesfushori 21-vjeçar ka nënshkruar sot kontratën e re, për dy vite e gjysëm, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit. Kote, i cili iu bashkua ekipit në fillim të sezonit aktual dhe është aktivizuar në disa takime si titullar, konsiderohet pjesë e rëndësishme e projektit të klubit. Drejtuesit do të vazhdojnë të ndjekin një strategji të tillë, duke iu besuar dhe mbështetur lojtarët e rinj të talentuar”.

kri

bitri kamza shkembim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Disiplina nuk kursehet, publikohen vendimet për Xhaferin dhe Martinin! E pëson edhe Elbasani

17:56 / September 2, 2026

FIFA nën presion, federatat nordike i drejtohen Brukselit: Futbolli nuk është për t’u shitur

16:39 / September 2, 2026

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.