Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shkencëtarët prodhojnë vaksinën që pritet të jetë efektive kundër të gjithë varianteve

16:42 / December 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksinim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkencëtarët  e Ushtrisë Amerikane kanë zhvilluar një vaksinë që pritet të jetë efektive kundër të gjitha mutacioneve ekzistuese dhe të ardhshme të virusit. Sipas shkencëtarëve, provat klinike pritet të bëhen publike javën e ardhshme, shkruan Daily Mail.

“Në javët e ardhshme ne do të shpallim rezultatet e para të provave klinike të vaksinës,” tha studiuesi kryesor për Defense One, një agjenci ushtarake lajmesh.

Vaksina është krijuar për të mposhtur variantet e ndryshme të koronavirusit dhe ndryshe nga vaksinat e tjera të Covid, përbëhet nga një proteinë me 24 anë të ndryshme, në të cilën shkencëtarët mund të bashkojnë proteina  nga variante të tjerë, sipas studiuesve amerikanë.

Provat e hershme të vaksinave në primatë – përveç njerëzve  treguan se vaksina prodhoi përgjigje të forta antitrupash që mbrojnë kundër llojit origjinal që shkakton sëmundjen Covid-19, varianteve të tij si dhe koronaviruseve të tjerë si SARS.

Provat e para të vaksinës te njerëzit filluan prillin e kaluar dhe u kryen te vullnetarë që nuk ishin të sëmurë.

Super-vaksina mund të ruhet në temperatura të ndryshme, gjë që lehtëson shpërndarjen e saj në mbarë botën, ndërsa aftësia e saj për të mbrojtur kundër koronaviruseve të tjerë do të thotë se vaksina mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e viruseve të ardhshme, përveç sëmundjes Covid-19.

Hapat e ardhshëm në zhvillimin e super-vaksinës përfshijnë fazën e dytë dhe të tretë të provave klinike, dhe ekipi hulumtues do të shqyrtojë se si funksionon vaksina te njerëzit që tashmë janë vaksinuar kundër Covid-19 ose janë infektuar me virusin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

16:40 / September 20, 2026

Victoria Beckham rrit shitjet pas dokumentarit, por marka e modës ende përballet me humbje

15:21 / September 20, 2026

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën, Trump: SHBA do të ketë kontroll të përhershëm të sigurisë

14:19 / September 20, 2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

13:59 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.