Profesori Mauro Ferrari, kreu i Këshillit Europian për Kërkimin është dorëhequr nga kjo detyrë pasi sipas tij “është thellësisht i zhgënjyer nga përgjigja evropiane ndaj COVID-19. Lajmi bëhet i ditur nga Financial Times.
“Unë erdha si një përkrahës i flaktë i BE-së, por kriza e COVID019 ndryshoi tërësisht këndvështrimin tim, megjithëse vazhdon të mbështesë idealet e bashkëpunimit ndërkombëtar”, ka thënë ai. Sipas tij ka një mungesë totale koordinimi të politikave shëndetësore mes shteteve anëtare, kundërshti të përsëritura ndaj nismave kohezive të mbështetjes financiare, mbyllje e vazhdueshme e njëanshme e kufijve. Ferrari është një pioner italo-amerikan i nanomedicinës.
