Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Shkëndija e Tetovës shkarkon trajnerin, nisin “negociatat” me Orges Shehin

20:29 / December 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
orges shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vetëm pesë muaj dhe 20 ndeshje në stolin e Shkëndijës së Tetovës zgjati aventura e trajnerit Ardian Nuhiu. Ish-i i Dritës u shkarkua sot nga kuqezinjtë pas humbjes së fundit dhe vendit të tretë në kampionat.

“Klubi i Futbollit Shkëndija përmes kësaj komunikate njofton opinionin publik se, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe dialogut të hapur, ka arritur në një marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu. Ndajmë këtë vendim me bindjen se, në këtë moment, e rëndësishme është të bëhen ndryshime që do të sjellin një frymë të re dhe një drejtim të ri për ekipin tonë. Jemi mirënjohës ndaj trajnerit Nuhiu dhe stafit të tij për kontributin e dhënë për sakohë ishin pjesë e jona, duke u uruar suksese në të ardhmen e tyre profesionale”, njofton klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Tanimë mes emrave që përfliten për të marrë stolin e Shkëndijës është edhe ai i Orges Shehit. Ish-trajneri i Tiranës është në gjyq me bardheblutë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF dhe kërkon “liri” për të firmosur me klube të tjera duke mos qenë më “peng” i ish-klubit të tij.

Kujtojmë se edhe gjatë verës Shkëndija ishte në kontakte me Shehin, ndërkohë që trajneri Durrsak rinovoi asokohe me Tiranën.

orges shehi shkendija trajneri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Zyrtarizohen delegatët dhe kandidaturat për zgjedhjet e FSHF

20:18 / January 29, 2026

Lot, dhimbje dhe lule në “Selman Stërmasi”, KF Tirana e Flamurtari i japin lamtumirën vajzës 10-vjeçare të futbollistit Alvarez

14:19 / January 25, 2026

Ishte në prag largimi dhe u rikthye në lojtar kyç, mesfushori i Kombëtares mëson vendimin e rëndësishëm

13:41 / January 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.