Në një kohë që sot pritet të publikohen përgjime të reja nga Bild, dhe socialistët nisën zyrtarisht procedurat për shkarkimin e presidentit Meta, kryeministri Edi Rama bën të ditur se do të shkëputet nga fushata pasi merr pjesë në një forum për Ballkanin Perëndimor.
Në një postim në Twitter duke bërë të ditur se nuk lëviz nga qëndrimi i tij se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, Rama thotë se rikthehet fuqishëm për “fazën finale” të mërkurën.
“Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”, shkruan Rama