Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Shkërmoqet mbrojtja e Europianit, ja dy variantet e Silvinjos për ndeshjet e shtatorit

09:28 / September 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
004
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ashtu edhe siç pritej, Berat Gjimshiti do të mungojë për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë për shkak dëmtimi.

Kapiteni kuqezi pësoi një dëmtim në seancën stërvitore të së hënës gjatë një testi miqësor me ekipin U-21 dhe më pas iu nënshtrua kontrolleve mjekësore. Pas rezonancës magnetike është konkluduar se Gjimshiti ka pësuar një tërheqje muskulore dhe ka nevojë për disa ditë pushim për t’u rikuperuar nga dëmtimi. Kapiteni kuqezi është rikthyer te klubi i Atalantës për të nisur menjëherë rikuperimin.

Në këto kushte, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për këto dy ndeshje mbrojtësin e Kombëtares U21, Adrian Bajramin, i cili u stërvit dje me ekipin. Një mungesë e rëndësishme, duke kujtuar që edhe Arlind Ajeti nuk ishte i disponueshëm pasi sapo është rikthyer nga një dëmtim. Kështu që qendra e mbrojtjes kuqezi që luajti nga minuta e parë në të trija ndeshjet e Kampionatit Europian është “shkërmoqur”.

Asnjë minutë në Europian duke mos u preferuar, Silvinjo tani duhet t’i besojë Ardian Ismajlit, i cili do të jetë titullar dhe do të shoqërohet nga Marash Kumbulla. Lajmi i mirë është se Kumbulla ka filluar të luajë rregullisht në ndeshjet e para me Espanjolin dhe kjo është një garanci më shumë. Për të plotësuar këtë repart, do të jetë Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj ata që do ta nisin nga minuta e parë në duelin me Ukrainën më 7 shtator.

DY VARIANTET Qazim Laçi tregoi se është një lojtar i denjë për vendin e titullarit dhe këtë e bëri në Kampionatin Europian, një turne i përmasave të mëdha, ku edhe rëndësia e ndeshjeve është tepër e lartë. Ndërkohë me Asllanin dhe Ramadanin të cilët do të jenë nga fillimi, dilema e Silvinjos është nëse do t’i besojë Laçit nga minuta e parë dhe të spostojë Bajramin në krah, por me këtë variant do të sakrifikohej Arbër Hoxha i cili është në formë të mirë. Ndërkohë, ruajtja e Laçit për në pjesën e dytë, ku mund të ndihmojë skuadrën kur energjitë të kenë rënë, do të ishte më i favorshëm për krahun, sepse Bajrami do të futej te treshja e mesfushës me Ramadanin dhe Asllanin, ndërsa në krah do ta niste nga fillimi Seferi ose Hoxha, me këtë të fundit që është më i avantazhuar. Sa i përket krahut tjetër, Asani është i konfirmuar, ndërsa në majën e sulmit do të jetë Rei Manaj.

image 15
image 16

mbrojtja shkermoqet Silvinjos
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.