Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shkodër, goditet rrjeti kriminal i kultivimit të drogës

13:07 / July 15, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1593154312 arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka goditur një rrjet kriminal të kultivimit të bimëve narkotike. Në sajë të operacionit të koduar “Lotaj” një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Gjatë operacionit rezultoi se në një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Lotaj, këta shtetas po ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit. Në brendësi të zonës së pyllëzuar u konstatua edhe një stan të cilin këta shtetas e kishin përshtatur për të fjetur, ku u gjet dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë”, thotë policia.

NJOFTIMI I PLOTE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lotaj”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disamujor.

Goditet një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Vihet në pranga njëri prej pjesëtarëve të grupit, shpallen në kërkim dy të tjerë.

Sekuestrohet lëndë narkotike dhe tre telefona celularë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Lotaj”.

Pas një pune të mirorganizuar, në përfundim të hetimit disamujor u bë e mundur goditja e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi:

F. G., 24 vjeç, banues në Grudë e Re, Shkodër, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. G. dhe K. B., të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore të kryera për një periudhë kohore disamujore, në funksion të procedimit penal, u arrit që të bëhej goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit kriminal që ky grup e kishte shtrirë në disa vende të qarkut Shkodër.

Gjatë operacionit rezultoi se në një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Lotaj, këta shtetas po ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit. Në brendësi të zonës së pyllëzuar u konstatua edhe një stan të cilin këta shtetas e kishin përshtatur për të fjetur, ku u gjet dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar marijuanë.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë F. G., ndërsa shtetasit A. G. dhe K. B., të cilët kanë mundur të largohen, janë shpallur në kërkim.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” të kryera në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.