Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shkodër: Mblidhet Këshilli i ri, mungon kryebashkiakja Ademi

21:24 / September 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
keshilli shkoder
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këshilli i ri Bashkiak i Shkodrës pasditen e kësaj të enjteje ka zhvilluar mbledhjen e parë pas konstituimit të këshilltarëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Ajo që ra në sy në këtë mbledhje ishte bojkoti që bëri kryebashkiakja ende në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi. Kjo e fundit po mban detyrën pas tërheqjes nga posti i kryetarit të Bashkisë, Valdrin Pjetri për shkak të një dënimi në Itali.

Një ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe lirimi nga detyra i ish-sekretarit të këshillit bashkiak Shkodër, Suel Hadri i cili ka dhënë dorëheqjen. Pasi është njohur me dorëheqjen e paraqitur nga sekretari Suel Hadri, kryetarja Brisela Kadia ka ftuar këshilltarët në votim të fshehtë për pranimin ose jo të dorëheqjes.

Në fund të votimit dorëheqja e tij u pranuar edhe nga anëtarët e këshillit bashkiak të cilët votuan me 48 vota në total, ku 46 ishin pro dhe dy kundër. Gjithashtu u hodh për votim edhe kandidati i ri për sekretar të këshillit bashkiak Denis Lezha i cili u emërua me 45 vota pro dhe 3 kundër.

Pas mbledhjes në një prononcim për mediat ka folur edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak, Briselda Kadia, e cila ka thënë se me këtë mbledhje konfiromohet rregullsia e këtij Këshilli. Për sa i përket mungesës së Ademit, Kadia ka thënë se Ademi do të jetë e pranishme në mbledhjet e tjera.

 “Ne kemi një bashkiake në detyrë deri në momentin e betimit të riut. Janë ndjekur një sër procedurash prefekti ka njoftuar Këshillin e Ministrave, KQZ, Presidentin për procesin e tërheqjes së kandidatit Valdrin Pjetri. Për kryebashkiaken Ademi do të vijë ath kur këto institucione do t’i kthejë një përgjigje institucionit të Prefektit. Po ashtu miratuam edhe vendimin 6% të ndihmës ekonomike. Fakti që ne kemi bërë një seancë të tillë ka një sinjal të tillë që po ndodh. Dhe jeta lokale po ndodh. Ditën e sotme ishte një mbledhje thjeshtë me strukturimin e komisioneve bashkiake. Në momentin që do të kemi projektvendime të bashkisë do të jetë edhe ajo. Brojektbuxheti do të miratohet në muaj dhjetor.” ka thënë ndër të tjera Kadia.

Ademi keshilli mblidhet Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026

Rama mbledh grupin parlamentar socialist, në fokus “Besa” dhe sfidat e mandatit

12:37 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.