Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkodër, zbardhet plagosja me armë zjarri e Selami Brahimit 2 ditë më parë! Autori ishte arratisur në Gjermani, u kap në Berlin

16:49 / February 10, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 selman brahimi sh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është zbardhur ngjarja e ndodhur më 8 shkurt në Shkodër ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i plagosur Selami Brahimi. Autori i ngjarjes, Sulejman Kapllani është arrestuar në Gjermani dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë

“Në kuadër të një operacioni të përbashkët,  të koduar “Koordinimi”, të kryer në bashkëpunim me Interpolin dhe me homologët gjermanë, është kapur në qytetin e Berlinit, Gjermani, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar shtetasi S. K., 68 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Shtetasi S. K. dyshohet si autori kryesor i ngjarjes së datës 08.02.2024, në Shkodër, ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të markës “Citroen”, për të vrarë shtetasin S. B., banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Ndaj shtetasit S. K., Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Sqarojmë se strukturat kundër krimeve të rënda të DVP Shkodër kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën me të cilën është ekzekutuar vepra penale, një AK-47, së bashku me krehra me fishekë, si dhe automjeti i përdorur për transportimin e autorit”- thuhet në njoftimin e policisë. 

autori Selami Brahimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, sot caktohen masat për 58 të arrestuar

10:02 / October 21, 2026

“Dialog”, kryeministri Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë: Asnjë arsye nuk e justifikon dhunën

09:41 / October 21, 2026

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.