Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkodra në dorë të Metës. Ja ç’parashikon Kushtetuta

13:16 / August 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, lajmëroi dje dorëheqjen nga marrja e kësaj detyre, pas akuzave disaditore të artikuluara nga opozita për përfshirje të tij në trafik droge në vitin 2003 në Itali. Topi në mënyrë të detyruar do të shkojë në fushën e Presidentit Meta. Jo sepse ai kërkon të bëhet protagonist, por se Kushtetuta dhe ligji ia ngarkon këtë detyrë.

Konkretisht, neni 10 i Kodit Zgjedhor dhe neni 115 i Kushtetutës thekson se në rast të ndërprerjes së mandatit të të zgjedhurit vendor, Presidenti i Republikës cakton dekretin për zhvillim e zgjedhjeve të parakohshme jo më vonë se 48 orë nga marrja e vendimit.

A do ta dekretojë Presidenti Meta një datë të re zgjedhjesh për Bashkinë e Shkodrës? Përgjigja e kësaj pyetjeje mund të jepet vetëm nga Presidenti Meta.

Kreu i shtetit, në fillim të muajit qershor firmosi një dekret për anulimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor. Ky dekret i tij u atakua në mënyrë indirekte në Kolegjin Zgjedhor, institucion ky që e rrëzoi këtë vendim të Presidentit dy herë. Herën e parë njohu 30 qershorin si ditë zgjedhjesh dhe herën e dytë duke certifikuar mandatet e këshillave bashkiak në të 61 bashkitë e vendit. Por Presidenti nuk e njohu këtë vendim me argumentin se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shprehet mbi dekretet e tij. Ky institucion nuk mund të flasë, sepse prej rreth një viti nuk ekziston, përshkak se anëtarët i ngelën në testin e vetingut.

Presidenti nga ana e tij vijoi më tej duke caktua datë 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në të gjithë vendin. Ky dekret i dytë i tij nuk u pranua nga maxhoranca. Kësisoj, nëse Meta do të caktojw një datë të dytë për Shkodrën, mund të duket si shenjë paqeje ndërmjet tij dhe Ramës.  Nëse kreu i shtetit rishprehet se 30 qershori ka qenë ditë për votimet socialiste, dhe se nuk njeh Valdrin Pjetrin si të zgjedhur, atëherë Shkodra mund të mbetet pa drejtues deri në krijimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike.

Ilir Meta Kushtetuta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.