Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë, ku i plagosur ka mbetur dhe një efektiv policie.
Burime për tirananews bëjnë me dije se efektivi i policisë shkoi në tunelin e Elbasanit pas sinjalizimit se aty kishte ndodhur një aksident.
Por për fat të keq, edhe efektivi i rrugores është aksidentuar. Ai është transportuar më pas drejt Spitalit të Traumës.