Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit.
Një 30-vjeçar është mbytur në lumin Vjosë, në fshatin Selishte. Viktima është identifikuar si Armando Begaj, dhe bëhet me dije se kishte qenë duke u larë në momentin që është mbytur.
Sipas raportimeve të para Armando kishte qenë me dy shokë, të cilët nuk mundën ta shpëtonin.
Për nxjerrjen e trupit të të riut nga lumi u desh ardhja e polumbarëve.
