Mediat në Turqi, shkruajnë se mbyllja e kopshtit “Zübeyde Hanım” pjesë e Turgut Ozal si dhe kolegjit “Mehmet Akif Ersoy” nga qeveria Rama, u bënë pas vizitës nga Recep Tayyip Erdogan.
“Organizata Terroriste Fetullahiste u dëbua nga shumë vende të botës pas hapave diplomatikë të Turqisë. Pas vizitave të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, vendet e Ballkanit filluan t’i mbyllin dyert një nga një FETO-s. Në Shqipëri u mbyll Kolegji Mehmet Akif Ersoy, i lidhur me Fondacionin Gülistan, i cili është i lidhur me FETO-n. Në të njëjtën ditë u ndërpre edhe puna e kopshtit privat “Zübeyde Hanım” në Tiranë, i cili është i lidhur me kompaninë “Turgut Ozal Education” të lidhur me FETÖ.Organizata Terroriste Fetullahiste u dëbua nga shumë vende të botës pas hapave diplomatikë të Turqisë. Pas vizitave të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, vendet e Ballkanit filluan t’i mbyllin dyert një nga një FETO-s. Në Shqipëri u mbyll Kolegji Mehmet Akif Ersoy, i lidhur me Fondacionin Gülistan, i cili është i lidhur me FETO-n. Në të njëjtën ditë u ndërpre edhe puna e kopshtit privat “Zübeyde Hanım” në Tiranë, i cili është i lidhur me kompaninë “Turgut Ozal Education” të lidhur me FETÖ”,-shkruan Takvim.
Media shtetërore TRT, thekson se organizata FETO po vazhdon që të humbasë humbasë gjak në Ballkan, pasi shkollat të lidhura me këtë organizatë po mbyllen pas kërkesës së Erdogan. Ndërsa në shkrimin e medias Aksam, thuhet se Këshilli i Ministrave Shqiptarë ka vendosur mbylljen e kolegjit dhe kopshtit, të cilët janë të lidhur me Fondacionin Gülistan, të organizatës FETO.