Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shkollimi në Akademinë e Forcave të Armatosura, pa pagesë!

12:08 / September 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8741
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Adelajda Dybeli dhe Enea Nazaj janë dy nga studentët e vitit të parë në Akademinë e Forcave të Armatosura, të cilët kanë vendosur të zgjedhin shkollimin me fokusin në degë për të cilat Ministria e Mbrojtjes garanton mbështetje të vazhdueshme.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau një video ku dy të rinjtë studentë ndajnë emocionet dhe ambiciet e tyre në prag të nisjes së vitit të ri akademik duke parë nga e ardhmja.

Avantazhet e këtij shkollimi janë tarifa pa pagesë, strehimi dhe siguria e karrierës pas studimeve .

Studentja Adelajda Dybeli thekson se, “jam studente e vitit të parë në degë IT, në programin 4 vjeçar. Ishte një eksperiencë ndryshe nga ato që kisha provuar më përpara. Kishte normalisht shumë sfida, ama me kurajë dhe vullnet mund të arrihet çdo gjë. Nuk është e lehtë, në fillim normalisht që ka vështirësitë e veta, deri sa të njihemi me rregullat. Më pëlqen fryma e bashkëpunimit. Ndryshe nga çfarë jemi mësuar më përpara, këtu detaji kryesor dhe më i rëndësishëm është bashkëpunimi”.

Ndërsa studenti Enea Nazaj shprehet se, “kur mora informacionin për AFA-n më erdhi një energji pozitive për arsyen sepse çdo gjë ishte ndryshe, një eksperiencë e re dhe çdo gjë tjetër mu duk ndryshe nga Universitetet e tjera. I kam arritur pritshmëritë deri në fazën që flas që jam student i vitit të dytë. Më pas kam edhe dy vite të tjera studime në AFA, por deri tani janë pritshmëritë në maksimum. Dua ta shoh veten sa më lart me grada, me karakter, në drejtim, në çdo aspekt, dua që të arrij maksimumin, por asnjëherë nuk ka fund”.

Vengu bëri të ditur se, viti i ardhshëm në AFA sjell një tjetër lajm pozitiv që lidhet me modernizimin e që nxit investimet në kapitalin tonë njerëzor. Akademia do të zhvendoset në Kampusin e ri modern, duke krijuar liderët e ardhshëm të Forcave të Armatosura.

FA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.