Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se sot në mesditë ka ndëruar jetë dhe një tjetër pacientë që ishte i infektuar me COVID-19 dhe prej ditësh ishte në terapi intensive në Spitalin Infektiv. Në një njoftim për mediat, Ministria bën me dije se pacienti vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni.
“Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme”, shtohet në njoftim.
“Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar. Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.
