Rritet bilanci i viktimave në Filipine nga tajfuni Phanfone. Të paktën 28 persona kanë humbur jetën deri tani dhe mbi 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Phanfone ka shkaktuar dëme të pallogaritshme materiale. Qindra shtëpi, shkolla dhe ura janë shkatërruar tërësisht, ndërkaq mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Në operacionet e shpëtimit janë angazhuar helikopterë dhe ushtria për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve që kanë mbetur të bllokuar.
Tajfuni Phanfone krahasohet për nga forca me stuhinë Haiyan, që në vitin 2013 i mori jetën rreth 6 mijë personave, duke regjistruar kështu katastrofën më të madhe të Filipineve.
