Ka shkuar në 74 shifra zyrtare e personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në vend. Dy gra kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Sipas shifrave zyrtare të MSH-së, bëhet fjalë për një 67-vjeçare dhe një 73-vjeçare nga Tirana. “Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave”, tha Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.
