Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkonte me gruan e gjeorgjianit, zbulohet shkaku i plagosjes së priftit grek

16:08 / November 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Prifti Nikolaos Kakavelakis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i dyshuar me origjinë nga Gjeorgjia, ka pranuar se është autor i të shtënave kundër një prifti ortodoks grek në qytetin francez, Lion javën e kaluar, për shkak të një mosmarrëveshjeje personale, kanë thënë prokurorët.

I dyshuari, 40-vjeçar, u ka thënë prokurorëve se prifti ka ka pasur një lidhje të fshehtë jashtëmartesore me gruan e tij. Prifti, Nikolaos Kakavelakis, 52-vjeçar, është qëlluar dy herë me armë zjarri jashtë kishës së tij më 31 tetor. Ai ka folur me policinë pasi ka dalë nga koma të mërkurën.

Të shtënat kanë ndodhur disa ditë, pasi tre persona janë vrarë pas një sulmi me thikë, në një kishë në qytetin francez, Nicë. Fillimisht ka pasur dyshime se sulmi është vazhdimësi e atij që presidenti francez, Emmanuel Macron e ka cilësuar “sulm terrorist islamist”, në Nicë.

Motivet e sulmit në Lion nuk ka qenë të qarta në fillimin, mirëpo zyrtarët kanë nisur hetime për tentativë vrasjeje. Hetimet janë zhvilluar edhe më shumë këtë javë, kur prifti ka qenë i gatshëm të flasë para policisë.

I dyshuari, që është thënë se ka kombësi gjeorgjiane, është arrestuar në shtëpinë e tij në Lion të premten, ka raportuar e përditshmja franceze, Le Parisien.

Gazeta ka citur një deklaratë nga Prokurori Publik i Lionit, Nicolas Jacquet, të ketë thënë se i dyshuari “është burri i një gruaje që ka pasur një lidhje të fshehtë sentimentale me viktimën”.

I dyshuari u ka thënë prokurorëve se nuk ka pasur synim të vrasë priftin. Ky i fundit, i cili është duke u shëruar pas operimit, ka dhënë dorëheqje nga kisha një muaj më parë.

Nikolaos Kakavelakis prifti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.