Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkrimtarë, shkencëtarë, artistë, kërkojnë lirimin e Navalnyt

23:45 / April 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alexeyy
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më shumë se 130 shkrimtarë, artistë dhe shkencëtarë të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë gjashtë fitues të çmimit Nobel, u kanë bërë thirrje autoriteteve ruse të lirojnë menjëherë liderin e opozitës Alexei Navalny, duke theksuar se ai ka nevojë për kujdes të menjëhershëm dhe të pavarur mjekësor.

Në mesin e nënshkruesve të letrës së hapur, të publikuar më 28 prill, janë: balerini i shquar ruso-amerikan Mikhail Baryshnikov, shkrimtari J.K. Roëling, fituesit e Nobelit në letërsi Orhan Pamuk, Herta Muller, Olga Tokarczuk, Svetlana Alexievich, Mario Vargas Llosa dhe J.M. Coetzee, karikaturisti Art Spiegelman, dramaturgu Tom Stoppard, aktori Jean Reno, ish-futbollisti Eric Cantona, regjisori dhe kompozitori i filmit Jeffrey Jacob Abrams dhe shumë të tjerë.

“Ne i shtojmë zërin tonë zërit të 600 mjekëve rusë, të cilët po kërkojnë ndihmë urgjente dhe të menjëhershme mjekësore të pavarur. Edhe 100 avokatë të tjerë rusë dhe 100 deputetë rajonalë kërkojnë që të ndërpritet tortura ndaj Navalny-t dhe t’i jepet sërish ndihmë mjekësore”, thuhet në letrën e hapur.

“Navalny po vuan dënimet me burg për akuza që nuk do të ishin mbështetur kurrë në asnjë sistem të pavarur ligjor. Ne mbështesim thirrjen e Qeverisë gjermane, autoriteteve amerikane dhe Bashkimit Evropian, që kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij. Është në fuqinë tuaj”, kanë shkruar ata.

Vendimmarrja e presidentit rus Vladimir Putin, rrallëherë është ndikuar nga një presion i tillë nga publiku i huaj, gjatë më shumë se dy dekadave të tij në pushtet. Letra u publikua dy ditë pasi Navalny tha se ai po hetohej përsëri, këtë herë me akuza për terrorizëm dhe se me akuzë “absurde” do të gjykohej nga një gjykatë ushtarake.

Navalny tha se kundër tij u hap një çështje tjetër në tetor, me akuzën për propagandim të terrorizmit dhe nazizmit, për shkak të deklaratave të bëra nga bashkëpunëtorët e tij në mërgim, në kanalin Popular Politics në YouTube. Ata kritikuan Putinin dhe qeverinë e tij dhe dënuan pushtimin aktual të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.

Më herët gjatë këtij muaji, Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) pretendoi se bashkëpunëtorët e Navalny-t, së bashku me shërbimet sekrete ukrainase, ishin të përfshirë në vrasjen e gazetarit dhe propaganduesit pro-Kremlinit, Vladlen Tatarsky, në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg, në fillim të prillit. FSB nuk ka ofruar asnjë provë që lidh bashkëpunëtorët e Navalny. Ekipi i tij hodhi poshtë pretendimet e FSB-së.

Kritiku i hapur i Kremlinit ndodhet në burg që nga shkurti i vitit 2021, pasi u arrestua një muaj më parë pas kthimit nga Gjermania në Rusi, ku ishte për mjekim nga helmimi thuajse fatal me një agjent nervor të tipit Novichok, për të cilin thotë se ishte urdhëruar nga Putin. Kremlini ka mohuar çdo rol në helmimin e Navalny-t, megjithëse vetëm aktorët shtetërorë kanë qasje në agjentin nervor ushtarak.

Disa liderë të tjerë të opozitës dhe bashkëpunëtorë të Navalny-t janë akuzuar për themelimin e një grupi ekstremist. Shumë nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Navalny-t u larguan nga Rusia nën presionin e autoriteteve.

alexei navalny lirimi shkrimtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.