Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shkrimtari Enkelejd Lamaj kthehet me një thriller jashtëzakonisht tronditës

17:30 / July 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
07f3a160 d8e0 4a28 af0a de8589121171
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Gjithçka që ke” është romani më i shumëpritur i vitit. Por ky roman ka kohë që po vjen. Enkelejd Lamajnjihet nga të gjithë si shkrimtari i parë dhe i vetëm që sfidon lexuesin me tregimet dhe romanet e tij të frikshëm. Pas tre përmbledhjeve me tregime horror dhe dy romaneve, më i fundit “Ajo e errëta”, që tashmë është duke u kthyer edhe në filmin e parë horror shqiptar, Enkelejd Lamaj vjen me një roman thriller, i cili na rrëfen një histori ngjethëse, plot terror mizor e tension të lartë, që është sa e pabesueshme, aq edhe e errët dhe e zymtë.

Kur shkrimtarja Adelina Hoxhaj zgjohet në një shtrat spitali, ajo nuk e mban mend se përse ndodhet aty dhe se çfarë ka bërë, por edhe kur ia tregojnë, ajo përsëri nuk e beson, derisa shkon në shtëpi dhe shikon dhomën e kthyer përmbys, mobiliet e shkatërruara dhe fjalët e shkruara me gjakun e përtharë: Gjithçka që ke!Dalëngadalë, jeta e saj do të kthehet përmbys e, bashkë me të, edhe jeta e krejt kryeqytetit. Paralel me të, mes kaosit dhe mizorisë së pashembullt, gazetarja Sidorela Ejlezi do të ndjekë ambicien dhe dëshirat e saj, por me çfarë çmimi?

Kurdoherë që ekziston një skenëe frikshme, si disa syresh që eksploron ky roman, pyesim veten: vallë ne ikërkojmë vetë detajet më të tmerrshme? Po pse, ose po pse jo? A nuk mjafton thjesht një britmë nga ana tjetër e një dere të mbyllur për të na bindur se diçka e tmerrshme është duke ndodhur?  Por me shkrimtarin Enkelejd Lamaj asgjë nuk mjafton. Dhe gjatë romanit “Gjithçka që ke”, dera do të qëndrojë e hapur dhe diçka në shpirtin tonëdo të prishet. Tirana nuk e ka pasur kurrë më parë një vrasës serial. Tani e ka! E quajnë Flutura e Zezë. Ai është një vrasës i paskrupullt, i cili hyn në shtëpitë e viktimave dhe i masakron, duke u gjymtuar organet në mënyra mizore. Por ai nuk mjaftohet vetëm me të gjallët. Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij është pikërisht një flutur e zezë, e fiksuar me gozhdë në qafën e viktimës. Dhe teksa terrori vërshon mbi kryeqytet dhe krejt vendin, e vetmja mënyrë që të gjendet dhe ndaletky vrasës serial, ështëqë dikush të kërkojë në skutat më të errëta të kujtimeve dhe të shkelë në rrugët e harruara të së shkuarës, pavarësisht nëse ato gjarpërojnë drejt një fundi shkatërrues.

Bëhet e qartë, dhe jo për herë të parë, që Enkelejd Lamajtë çon me GJITHÇKA QË KE nëterritore shqiptare, gjithnjë e më të largëta e asnjëherë të shkelura më parë, kufrika dhe makthet zor se tejkalohen lehtësisht (në qoftë se mund të tejkalohen).

Romani “Gjithçka që ke” botohet nga shtëpia botuese “Arka e Noes” dhe do të gjendet në librari prej datës 14.9.2021.Deri atëherë, romani mund të rezervohet online me -30% ulje, përmes faqeve dhe profileve zyrtare të autorit dhe shtëpisë botuese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.