Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shkrimtari që u shpall ”Qytetar Nderi”, vret me bastun të moshuarin në azil. Vapa rrit problemet e shëndetit mendor

14:58 / August 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtepia e te moshuarvee
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ishin aty për të marrë përkujdesje, por një vrasje ndodhi këtë të enjte në ambientet e një azili privat në lagjen “Ali Demi”. Policia ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen me bastun hekuri të 82-vjeçarit Virxhil Vesho, shokun e tij të dhomës Zyhdi Shehi, 78 vjeç. Autori është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare.

Ai vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake dhe në ceremoninë e zhvilluar dallohet gjendja jo e mirë shëndetësore, teksa dridhet gjatë fjalës së mbajtur. Viktima dhe autori vuanin të dy nga skleroza, kurse motivi ka qenë një sherr banal mes tyre për dhomën.

Sipas biografisë së botuar edhe në Facebook, Zyhdi Shehi është diplomuar në Institutin Pedagogjik të Shkodrës për Gjuhë-Letërsi e më pas ka mbaruar me korespondencë edhe Fakultetin Filologjik të Tiranës, po për Gjuhë-Letërsi. Pas një periudhe pune si mësues, në vitin 1982 ai nisi punën në Muzeun Historik të Kavajës.

Një numër tejet i lartë i personave që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore janë paraqitur në dyert e mjekëve psikiatër. Asnjë nuk është imun ndaj problemeve të shëndetit mendor, por sipas psikiatres shumica e pacientëve janë mosha aktive. Një studim i fundit ka nxjerrë në pah edhe lidhjen mes temperaturës dhe rritjes së problemeve të shëndetit mendor. Për pasojë ekspertët thonë se vera bën të rrisë sëmundshmërinë.

azile shëndeti mendor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.