TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Rithemelimi i Berishës mbledh grupin në seli

09:46 / March 30, 2023

“Veliaj është shembulli më i mirë i një kryetari bashkie”, qytetari: Ta shohim realitetin me sy

09:43 / March 30, 2023

Mbreti Charles nis nga Berlini vizitën e parë në Europë si monark, pas anulimit të vizitës në Paris

09:29 / March 30, 2023

“Pandemia, kujtim i së shkuarës”, presidenti Begaj uron mjekët: Punë të palodhur në shërbim të qytetarëve

09:26 / March 30, 2023

Miratohet pr/ligji në Gjermani, 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani do të punësohen

09:14 / March 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

Shkrirja e Gjykatave të Apelit/ Naureda Llagami: Puna do jetë më efiçente

23:40 / February 1, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

32 mijë dosje kanë mbetur në pritje nga shkrirja e Gjykatave të Apelit, situatë e cila është diskutuar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ku e pranishme ishte me anë të një lidhjeje skype edhe kryetarja e KLGJ-së Naureda Llagami. Ajo ka treguar se ky rrugëtim ka si synim kryesor efiçencën e shërbimeve dhe dhënien e shërbimeve aty ku do të jetë më e nevojshme.

Llagami bëri me dije se sistemi gjyqësor po punon në mënyrë të përforcuar dhe në mënyrë që të ketë ndarje proporcionale të çështjeve duhet të përqendrohet trupa gjyqësore.

Naureda Llagani Kryetarja e KLGJ: Është një rrugëtim që ka nisur me një grup pune profesional, lideri është Këshilli i Evropës por projektet i ka mundësuar ambasada amerikane. Unë e kam thënë publikisht që detyrimi për krijim e hartës gjyqësore i referohet ligjit, aty ka një dispozitë që detyron KLGJ-në në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë ta reformojnë. Avantazhet janë se ne gjykatat do ti kemi më efiçente në ofrimin e shërbimeve. Ngarkesa e punës dhe shërbimeve do të jepen aty ku ka nevojë të jepet. Ky është një parim i cili jo vetëm që është parashikuar në kuadrin ligjor por është nga standartet që vlerësohet në të gjitha gjykatat në të gjithë botën.Aksesi në drejtësi nuk do të thotë vetëm fizik dhe infrastrukturor por që të ketë të drejtë që të gjykohet çështja në një kohë reale të mbrohen të drejtat e secilit. Këshilli nuk e ka anashkaluar në asnjë moment shqetësimin e distancës me gjykatat. Sistemi gjyqësor po punon në mënyrë të përforcuar dhe masat janë marrë në funksionalizimin e sistemit gjyqësor, ajo që ne duam të garantojmë është që të gjithë qytetarëve t’ju garantohet e njëjta e drejtë për të trajtuar çështjet. Sot për shkak të situatës së krijuar në vetting kemi një ngarkesë dhe këtë duam ta kalojmë sepse ishte e pamundur të mbanim gjashtë apele. Kemi një shpoporcion të numrit të çështjeve në gjykata. Nga një pamje që na japin shifrat nuk kemi shpërndarje të drejtë dhe në mënyrë që ta kemi duhet të përqendrojmë trupën gjyqësore.”

Nga kjo e mërkurë nisi funksionimi i hartës së re gjyqësore. Mes kundërshtive të forta, protestave dhe bojkotove nga avokatët, Gjykata e Apelit ishte e para që aplikoi nga data 1 shkurt ndryshimet në mënyrën e funksionimit të saj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Nga 6 gjykata apeli që kanë funksionuar derimë sot, sipas hartës së re gjyqësore do të ketë vetëm një Gjykatë të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm e cila do të jetë me seli në Tiranë. Çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë që kundërshton një vendim të dhënë në shkallën e parë të gjykatave do të duhet të apeloj këtë vendim në këtë gjykatë në Tiranë. Referuar organikës së miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, kjo gjykatë do të ketë në total 78 gjyqtarë, që përkon me numrin total të tyre në 6 gjykatat e apelit.

gjykatat e apelit Naureda Llagami shkrirja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Rithemelimi i Berishës mbledh grupin në seli

09:46 / March 30, 2023

Gramsh, pacienti 67-vjeçar hidhet nga kati i katër i spitalit. Dërgohet me urgjencë në Tiranë

08:49 / March 30, 2023

Kryeministri Rama fton të rinjtë të bëhen pjesë e FA-së: Vijoni aplikimin për mundësitë e shumta

08:22 / March 30, 2023

“Fitojmë mbi 40 Bashki në 14 maj”, deputeti i PS tregon objektivin e mazhorancës

22:49 / March 29, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Rithemelimi i Berishës mbledh grupin në seli

09:46 / March 30, 2023

Gramsh, pacienti 67-vjeçar hidhet nga kati i katër i spitalit. Dërgohet me urgjencë në Tiranë

08:49 / March 30, 2023

Kryeministri Rama fton të rinjtë të bëhen pjesë e FA-së: Vijoni aplikimin për mundësitë e shumta

08:22 / March 30, 2023

“Fitojmë mbi 40 Bashki në 14 maj”, deputeti i PS tregon objektivin e mazhorancës

22:49 / March 29, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Rithemelimi i Berishës mbledh grupin në seli

09:46 / March 30, 2023

“Veliaj është shembulli më i mirë i një kryetari bashkie”, qytetari: Ta shohim realitetin me sy

09:43 / March 30, 2023

Mbreti Charles nis nga Berlini vizitën e parë në Europë si monark, pas anulimit të vizitës në Paris

09:29 / March 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.