Në Groenlandë, sasia e akullit të shkrirë midis datave 15 dhe 17 korrik do të mjaftonte për të mbushur 7,2 milionë pishina olimpike, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Borës dhe Akullit të Shteteve të Bashkuara.
“Shkrirja e veriut javën e kaluar nuk është normale, duke marrë parasysh mesataret e klimës 30-40 vjeçare. Shkrirja ka qenë në rritje”, tha për CNN Ted Scambos, një shkencëtar i lartë kërkimor në Qendrën Kombëtare të të Dhënave të Borës dhe Akullit në Universitetin e Kolorados.
Një valë e ngjashme e të nxehtit ka ndodhur në vitin 2019, kur 532 miliardë ton akull u shkrinë në det. Si rezultat, niveli global i detit u rrit përgjithmonë me 1,5 milimetra.
