Një grua është proceduar penalisht në Elbasan, pasi akuzohet për vetëgjyqësi. Shkaku? Ajo shkuli ullinjtë në pronësi të një bashkëfshatari, me pretendimin se ishin mbjellë në tokën e saj…
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan proceduan penalisht shtetasen S. Q., 59 vjeçe, banuese në fshatin Shelcan, Elbasan, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi ka shkulur disa bimë ullinj në pronësi të shtetasit M. T., me pretendimin se ullinjtë janë mbjellë në tokën e saj”, tha policia në një njoftim të shkurtër për ngjarjen.
