Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shkup, apeli rikthen “Titanik 2” në shkallë të parë

23:19 / December 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkup
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Apelit në Shkup shfuqizoi të hënën vendimin e gjykatës Penale për dënimin me burg të ish-Shefit të Shërbimit Sekret maqedonas Sasho Mijallkov, të kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi dhe të disa ish-anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) lidhur me akuzat për manipulime në procesin zgjedhor. Apeli kërkon kthimin e procesit gjyqësor nga e para në gjykatën Penale.

Gjykata e shkallës së parë pati dënuar me 3 vjet burg Sasho Mijallkovin, me 3 vjet e dy muaj Menduh Thaçin nën akuzën e ushtrimit të ndikimit tek KSHZ-ja, me 4 vjet e 6 muaj Bedredin Ibrahimin e KSHZ-së, i cili ndodhej në atë post si përfaqësues i PDSH-së, si dhe me nga 3 vjet burg, tre ish-anëtarë të KSHZ-së nga partia VMRO-DPMNE, Vllatko Sajkovski, Sasho Sërcev dhe Elizabeta Stefanovska.

Por gjykata e Apelit vlerësoi se janë bërë shkelje në procedura nga gjykata e shkallës së parë ndaj dhe e cilësoi vendimin si “joligjor dhe jo të drejtë”.

Rasti i njohur si “Titanik 2” ka të bëjë me manipulimin e rezultateve në zgjedhjet lokale të vitit 2013, që u zbulua pas publikimit të skandalit të bisedave telefonike nga opozita e kohës, LSDM.

Rastin e procedoi Prokuroria e Posaçme. Sipas aktakuzës, përkatësisht vendimit gjyqësor, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi i kërkonte Bedredin Ibrahimit në KSHZ që të votonte për prishjen e procesit në një vendvotim në qytetin e Strumicës, në dobi të kandidatit të VMRO-DPMNE-së e në dëm të kandidatit të atëhershëm për kryetar komune, Zoran Zaev.

Në bisedat telefonike, të cilat në opinionin publik u quajtën “bomba” dëgjohet z. Mijallkov që i kërkon z. Thaçi “një shërbim” dhe ky i fundit duke i shprehur besnikëri “deri në vdekje”.

Sasho Mijallkov ndodhet në arrest shtëpie teksa akuzohet edhe për disa vepra të tjera penale. Për Menduh Thaçi si dhe për tre përfaqësuesit e VMRO-së gjykata pati vendosur “masën e kujdesit”, ndërsa Bedredin Ibrahimi u la në arrest shtëpie, pas qëndrimit për pak javë në paraburgim.

Gjykata Penale tha se do të presë të njihet me hollësitë për të marrë më pas një vendim lidhur me vërejtjet e gjykatës së Apelit.

Ndërkaq aktivistët që vëzhgojnë proceset dhe reformën në sistemin gjyqësor shprehën zhgënjim me zvarritjen e rasteve si dhe mosdënimin e politikanëve e personave publikë.

apeli rikthen “Titanik 2” në shkallë të parë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takimi 3-orësh i Witkoff me Putin, i dërguari i Trump: Bisedimet konstruktive me presidentin rus do të vazhdojnë me takim tripalësh SHBA-Rusi-Ukrainë

22:55 / October 21, 2026

SHBA përgatitet të evakuojë stafin diplomatik dhe familjet nga Lindja e Mesme, frikë nga s*lmet e Huthëve

22:44 / October 21, 2026

Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

20:39 / October 21, 2026

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale përballet me kritika për pavarësinë dhe transparencën

20:18 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.