Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkup: Dhjetëra zyrtarë të dyshuar për korrupsion nuk po ndiqen nga gjyqësori

20:40 / January 31, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sistemi gjyqesor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut nuk i kanë proceduar 56 nisma kundër zyrtarëve të dyshuar për përfshirje në korrupsion, nepotizëm, krim të organizuar dhe shkelje tjera ligjore.

Kjo bë e ditur të mërkurën nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, i cili edhe ka iniciuar paditë penale bazuar në denoncimet e ndryshme që kanë ardhur në adresë të këtij institucioni, shkruan REL.

“Nga iniciativat tona për ndjekje penale të dorëzuara në prokuroritë publike, deri më tani në gjykata nuk ka arritur asnjë vendim i prokurorisë publike. Bëhet fjalë për rastet e përbërjes së deritanishme të Komisionit Antikorrupision. Por, padi nuk ka pasur as nga përbërjet e kaluar e që janë mbi 200 iniciativa për ndjekje penale që kemi proceduar në organet e ndjekjes penale”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për luftë kundër korrupsionit.

Denoncimet e këtij institucioni vijnë në kohën kur Maqedonia e Veriut po përballem me kritika të shumta për mungesë të rezultateve në luftën kundër korrupsionit.

Kjo u theksua edhe në raportin e fundit të organizatës Transparency International, pavarësisht se vendi ka shënuar përmirësim për dy vende.

Ky raporti si problem kryesor për mungesë të rezultateve i ka theksuar ndryshimet në Kodin Penal, që ishin bërë nga Qeveria e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit, në vitin 2023, që liruan nga ndjekja penale shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të dyshuar për korrupsion.

“Me ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan brenda 24 orëve, që uli dënimet për shumë zyrtarë të korruptuar, me anulimin e mbi 200 proceseve gjyqësore dhe me një gjyqësor që ka besimin e vetëm një për qind të popullatës, nuk mund të presim rezultate të mira. Pra, së pari duhet të jemi të qartë me veten tonë nëse jemi për luftë të sinqertë kundër korrupsionit, apo vetëm për luftë deklarative. Se kemi dështuar në këtë luftë si shtet, flasin edhe raportet e KE-së me të njëjtat rekomandim për çdo vit – që institucionet të veprojnë më tutje me iniciativat, me rekomandimet e organeve të pavarura, që rastet të kenë epilog gjyqësor”, theksoi Ivanovska.

Edhe ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, disa herë ka dalë me reagime për gjendjen në gjyqësor.

Ajo ka thënë se, përkundër përkushtimit dhe ndihmës së madhe financiare të Qeverisë amerikane në dekadat e fundit për ngritjen e një sistemi funksional dhe të pavarur gjyqësor, rezultatet mungojnë.

“Fatkeqësisht, investimi ynë në progresin e gjyqësorit nuk dha rezultatin e pritshëm”, pati deklaruar ambasadorja Aggeler kohë më parë.

korrupsion shkup zyrtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.