Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shkupi dhe Beogradi firmosin një sërë marrëveshjesh

21:17 / March 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
serbi rmv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lehtësimi dhe përshpejtimi i qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve në vendkalimin kufitar Tabavovcë-Preshevë, projekti për rrjetëzimin e sistemeve për pagesën elektronike të pikëpagesave rrugore dhe bashkëpunimi në fushën e minierave dhe energjetikës janë tre memorandumet që u nënshkruan në Beograd midis Qeverisë së Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Dokumentet dypalëshe janë si rezultat i marrëveshjeve të nënshkruara nga nisma “Ballkani i Hapur”.

“Nuk ka marrëzi më të madhe se kufijtë e Ballkanit. Ballkanin Perëndimor e paramendoj si rajon pa kufij, të integruar në BE. Lidhja e vendeve është për zhvillim më të madh të ekonomive, të sigurojmë treg të përbashkët rajonal pa kufizime, pa barriera, pa kufij, kurse më këtë zhvillim afatgjatë mundësojmë jetë më të mirë për qytetarët. Jam i gëzuar me nënshkrimin e disa dokumenteve dypalëshe që dalin nga marrëveshjet e dakorduara për “Ballkanin e Hapur.”

Kryeministrja serbe është prononcuar rreth nismës “Ballkani i Hapur”. Sipas saj, vendimi i vendeve tjera të rajonit që të mos kyçen në këtë nismë është politike, kurse në aspektin pragmatik dhe ekonomik aderimi në këtë nismë do të ishte mençuri.

“Atë që solli kjo nismë është se eksporti ynë në RMV u rrit në 56%. Nisma ka vendosur balancimin dhe nëse shihni këmbimin tregtar më shumë i përgjigjet RMV-së, por nëse shihni këmbimin e përgjithshëm tregtar rritja është më e madhe falë kësaj nisme. Nisma është në interesin e të gjithëve dhe shpresoj se kur të shihen benefitet për vitin 2023 dhe 2024 edhe të tjerët në rajon do të dëshirojnë të kyçen.”

Gjatë muajit të ardhshëm duhet të harmonizohet edhe termini për seancën e tretë të përbashkët të dy qeverive që do të mbahet në Serbi.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, paralajmëroi se më 5 Prill do të nënshkruhet memorandumi i plotësuar për bashkëpunimin në eurointegrimet e Shkupit dhe Beogradit.

Vizitën zyrtare, Kryeministri Kovaçevski e nisi me takimin me Presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Është vlerësuar se marrëdhëniet dypalëshe karakterizohen me dialog dinamik politik në nivel të lartë, bashkëpunim ekonomik dhe këmbim tregtar.

Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, që janë pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”, të dielën do të prezantohen me tendë të përbashkët në panairin më të madh të verës në Itali.

beogradi marreveshje Shkupi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.