Prej dy javësh rrëzimi i aeroplanit me të cilin udhëtonte futbollisti argjentinas Emiliano Sala ka shokuar opinionin publik dhe sportdashësit.
Së fundmi, i ati i tij Horacio pranoi “fatin e zi” duke shpresuar tashmë në gjetjen e trupit të djalit të tij. Në rrënojat e aeroplanit një ditë më parë, dukej edhe një trup, por që ende nuk është bërë verifikimi.
Megjithatë një tjetër deklaratë shokuese është bërë nga miku i ngushtë i Emilianos. Sipas Masimiliano Duartes, gjithë kjo histori ka një keqbërës, pasi Emiliano nuk ka dashur të hipë në atë aeroplan.
“Ekziston një e vërtetë e madhe pas gjithë kësaj dhe kjo është se ka një keqbërës. Sepse Emiliano kurrë nuk vendosi të fluturojë me atë aeroplan. Këto janë të gjitha detyrime që dikush i pranon si një lojtar profesionist. Emiliano u detyrua të hipte në atë avion”, ka thënë Duarte për mediat.