Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shokuese/ Nje shqiptar i ngul thikën ish-bashkëshortes dhe të dashurit të supozuar

11:00 / February 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
150546817 1426bed2 8698 4b6c b754 d4cef5c17d17
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndarja dhe largimi i ish-bashkëshortes për në Shqipëri nuk kanë qenë të mjaftueshme për një burrë shqiptar në Rimini, por ai ushtroi një dhunë të tmerrshme ndaj saj kur mësoi se ajo mund të kishte nisur një lidhje tjetër.

Mediat italane bëjnë me dije se policia e Riminit ka arrestuar shqiptarin 54-vjeçar, i cili tashmë akuzohet për tre plagosje me thikë brenda një harku të shkurtër orësh për shkak të xhelozisë.

Pasi rrahu fillimisht ish-bashkëshorten duke i ngulur disa herë edhe thikën në Marciano di Romagna, 54-vjeçari shqiptar Pëllumb Jaupi është nisur menjëherë për në Rimini ku ka rrahur dhe plagosur me thikë një 47-vjeçar me origjinë nga Shqipëria pasi dyshonte se ai kishte një lidhje me ish-bashkëshorten.

Gjatë sherrit ka ndërhyrë edhe një person tjetër, i cili po ashtu ka marrë plagë me thikë, raportojnë mediat italiane.

47-vjeçari shqiptar ka marrë plagë të rënda dhe është duke luftuar me vdekjen në spital, ndërsa shqiptari “i çmendur” tashme ndodhet qeli dhe duhet të japë llogari për një mori veprash penale.

Ai e përndiqte ish-bashkëshorten e tij që prej tetorit 2020 duke e kërcënuar dhe sulmuar disa herë. Për shkak të situatës së krijuar ajo ishte kthyer disa muaj në Shqipëri dhe duke menduar se ish-bashkëshorti ishte qetësuar, u rikthye në Itali disa muaj më vonë.

Pasi e ka marrë vesh këtë, shqiptari është xhindosur edhe më shumë duke e sulmuar sërish, por kësaj radhe me pasoja më të rënda.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident fatal në Krujë, humb jetën një person pas përplasjes së dy automjeteve

21:14 / July 28, 2026

Konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona

20:55 / July 28, 2026

I shpallur në kërkim nga SPAK për trafik ndërkombëtar droge, vetëdorëzohet në polici një personazh i shumëkërkuar

14:40 / July 28, 2026

Aksident me katër automjete në hyrje të Elbasanit, dy të plagosur

10:35 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.