“Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare” me Kryetar Av.Ndue Pjetra, me seli në Tiranë, regjistruar me vendimin nr.3635 datë 30.07.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,me adresë komunikimi Rr.Ibrahim Rugova,Kompleksi “Green Park, Kulla 2,ap 13 Tiranë.

Kërkohet marrja e masave deri në pezullimin si anëtar të “Këshillit të Lartë Gjyqësore” të Z..Alban Toro deri në përfundim të hetimeve nga ana e SPAK., I akuzuar për “Falsifikim dhe Deklarim të Pavërtetë”.

“Këshilli i Lartë Gjyqësorë” “Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë”

Baza Ligjore: Vendimi Nr.3635, dt.30.07.2013 i Gjykatës së Tiranës, Ligji Nr.55/2018 “Për Profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërise” Ligji Nr 119/2014 Për të Drejtën e Informimit”.

Z.Znj. Drejtues,

Misioni i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion është ndihmë, mbështetje dhe mbrojtje për shtetasit në luftën kundër veprimeve korruptive dhe shkeljeve të të drejtave e lirive të njeriut nga punonjësit e organeve të administratës publike dhe të organeve të tjera publike e jo publike, që cënojnë kërkesat e Kushtetutës dhe akteve ligjore e nënligjore në zbatim saj, si dhe akteve ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë.

Për realizimin e këtij misioni Shoqata ka legjitimimin që të shqyrtojë ankesat e kërkesat e qytetarëve për zgjidhjen e tyre, nëpërmjet bashkëpunimit, mbështetjes dhe vënies në dispozicion të dokumenteve dhe akteve te mbajtura prej këtyre organeve, për çdo rast konkret. Avokatet Antikorrupsion kanë filluar hulumtimet lidhur me emërimin në detyrë të shtetasit Alban Toro, i biri i Irfanit dhe i Makbules, lindur me 09.03.1971, banues në Tirane si antare i Këshillit të Lartë Gjyqësorë zgjedhur nga rradhët e avokatisë, në bazë të nenit 19 të Ligjit Nr 115/2016.

Për zgjedhjen e tij si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësore, kanë arritur ankime të shumta, që kanë krijuar bindjen se zgjedhja e tij lë vend për dyshime, ku është shkelur rëndë proçedura e zgjedhjes së tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here