Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shoqata e bareve dhe restoranteve: “Lejoni lokalet e natës, po na falimentoni”

21:29 / June 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lokalet1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shoqata e bareve dhe restoranteve i kanë nisur një letër Kryeministrit Rama, ministres së Shëndetësisë dhe ministrit të Rindërtimit ku kërkojnë rishikimin e orarit të mbylljes dhe lejimin e muzikës në këto subjekte.

 “Ne nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe vazhdojmë të mos marrim përgjigje. Situata çdo ditë vazhdon e përkeqësohet më shumë, sidomos për lokalet e natës që kanë rreth një vit e gjysmë pa u hapur fare dhe shpresojmë që diçka të bëhet”, tha Flamur Hysejni, kryetar i Shoqatës “Bar Restaurants & Clubs”.

Përfaqësuesit e subjekteve që ushtrojnë këtë aktivitet shprehen se vendimet zbatohen në mënyrë selektive, duke mos pasur konkurrencë të ndershme.

“S’kemi vdekje, s’kemi të infektuar dhe vazhdojmë mbyllur akoma, ndërsa po të shohësh stadiumet janë plot, sidomos po të flasim për Shqipërinë, pjesa e bregdetit nga Jugu në Veri është plot me festivale, një javë rresht, pa pushim, ndërsa kur vjen puna për Tiranën, lokalet e natës nuk hapen”.

Sipas tyre pandemia u ka sjellë dëm të madh ekonomik dhe mbajtja në fuqi e këtyre masave, po i çon drejt falimentit. Ndaj ata kërkojnë uljen e TVSH-së në të njëjtin nivel si sektori i turizmit dhe agroturizmit, si e vetmja e mundësi për nxitur vijimin e aktivitetit.

Heqja e këtyre masave është kërkuar më herët edhe nga Unioni Turistik Shqiptar. Sipas Komitetit Teknik ora policore nga 1 Korriku do shtyhet në mesnatë nga ora 23:00 që është aktualisht, ndërsa muzika është e ndaluar që prej orës 22:00 dhe do vijojë dhe muajn e ardhshëm.

bareve falimentoni shoqata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.