Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shoqata e Siguruesve: Siguracioni i makinave nuk do të pezullohet, nëse ndodh veprimi konsiderohet i jashtëligjshëm

08:35 / April 11, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Siguracioni i detyrueshëm i mjeteve motorrike TPL, nuk do të pezullohet në këtë periudhë të pandemisë, pavarsisht se lëvizjet me automjet janë kufizuar. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë njofton se nuk mund të pezullojë sigurimin për qytetarët deri në momentin kur leja e tyre e qarkullimit nuk është e pezulluar. Sipas Shoqatës të Siguruesve pezullimi i siguracionit në këtë rast konsiderohet i jashtëligjshëm.

“Ne ju kërkojmë qytetarëve që të mos lëvizin me mjete të cilat janë të pa siguruara, pasi me aksidentet që mund të shkaktojnë, nuk do të kenë asnjë mundësi ligjore për të përfituar dëmshpërblim, dhe në këtë mënyrë ata do t’i krijonin shqetësime dhe dëme financiare vetes dhe familjes së tyre.

Ne i njoftojmë klientët tanë që sigurimi i automjetit është i lidhur me lejen e qarkullimit të tij dhe ky sigurim mund të pezullohet vetëm në rast se pezullohet edhe leja e qarkullimit, në rast të kundërt, çdo veprim tjetër konsiderohet veprim abuziv dhe i jashtë ligjshëm, për të cilin duhet t’i drejtohen autoriteteve mbikëqyrëse”, shpjegon Shoqata e Siguruesve.

Pavarsisht situatës të krijuar nga pandemia e koronavirusit, sipas Shoqatës të Siguruesve kompanitë po punojnë online.

“Kompanitë e sigurimeve, po qëndrojnë pranë klientëve dhe po i mbështesin ata për të gjitha kërkesat e tyre për t’u siguruar, duke ofruar shërbim në ambientet e tyre, në format klasike të shitjes apo ato on-line, si edhe duke ua dërguar policat e sigurimit klientëve në vendndodhjen e tyre.

Ne e kuptojmë më mirë se askush tjetër këtë situatë aspak të zakonshme, ndaj po jetojmë me hallet dhe shqetësimet e çdo policmbajtësi, për të gjetur rrugë dhe mundësi në mbrojtje të interesave të tyre.

Specialistët e tregut rekomandojnë që bizneset dhe individët të tregohen të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për t’u siguruar në cdo rast që ata mund të përballen me rreziqet, përfshirë këtu jetën dhe shëndetin, pronën, biznesin, etj.”

Sipas shoqatës të Siguruesve, tregu i sigurimeve, si pjesë e rëndësishme e tregut financiar, po punon intensivisht në mbështetje të bizneseve dhe qytetarëve për të lehtësuar në maksimum pasojat e shkaktuara nga COVID-19.

“Pavarësisht rënies së të ardhurave të tregut si rezultat i kufizimeve të vendosura nga qeveria, shoqëritë e sigurimeve kanë vazhduar të dëmshpërblejnë rregullisht dhe në mënyrë të shpejtë të gjithë klientët e tyre, duke kontribuar dukshëm në minimizimin e pasojave financiare në këtë situate të vështirë për ta. Ka vazhduar rregullisht shlyerja e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, ku janë evidentuar dhe ndjekur mbi 5000 raste dëmesh, me një vlerë dëmshpërblimi prej rreth 30 milionë euro. Po kështu, vlen të theksohet se vetëm për 2 muajt e parë të këtij viti (Janar-Shkurt ), janë paguar gjithsej rreth 14 milionë euro dëme ose sa dyfishi i dëmeve të paguara në periudhën përkatëse të një viti më parë (Janar-Shkurt 2019 ).

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë së bashku me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare shprehin shqetësimin e tyre për nivelin e lartë të mjeteve të pasiguruara, nivel i cili aktualisht është rreth 20 % e totalit të mjeteve të regjistruara.

“Dëmet e shkaktuara, nga mjetet që nuk kanë sigurimin e detyrueshëm TPL, vazhdojnë të përbëjnë një problem madhor për tregun e sigurimeve, pasi vlerat e tyre përballohen totalisht nga shoqëritë e sigurimeve, duke rënduar padrejtësisht bilancet finanaciare të tyre.

Aktualisht, mbi 3000 persona të pa siguruar janë debitorë ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, si shkaktarë të dëmeve që kalojnë vlerën e 38 milion eurove.

Nga ana tjetër, në rastet e aksidenteve të shkaktuara nga persona të pasiguruar, drejtuesi i mjetit do të përballet me një proçes gjyqësor si debitor ndaj BSHS-së dhe nuk përfiton dëmshpërblim as si drejtues mjeti dhe as për familjarët e tij.”/ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Publikohet projektligji: Çfarë ndryshimesh parashihen për Specialen?

13:54 / October 5, 2026

Reforma territoriale, deputetët Braçe dhe Sinaj votojnë kundër propozimit të hartës me 46 bashki

13:09 / October 5, 2026

Zbuluan kontrollin e qelizave nervore me dritë, 3 shkencëtarë fitojnë Nobelin në mjekësi

13:03 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.