Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shoqata e transportit urban deklaron dyfishimin e biletave dhe aboneve

12:29 / March 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Green Line 850x458 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Transporti urban në Tiranë është kthyer në një problem shumë shqetësues. Shoqata e transportit ka vendosur të reduktojë numrin e urbanëve për shkak se sipas tyre nuk janë plotësuar kërkesat nga bashkia e Tiranës.

Një prej përfaqësuesve të shoqatës së Transportit Publik, Konstandin Foni, i ftuar në “ABC Live” ka dhënë detaje në lidhje me zhvillimet më të fundit nga sektori i shërbimit të transportit urban në kryeqytet.

Foni është shprehur se kërkesat dhe propozimet që u dakordësuam me bashkinë dhe që do të hynin në fuqi në janar akoma nuk ka asnjë shenje në lidhje me këtë.

Sipas tij mosinteresimi nga ana e bashkisë në lidhje me këto kërkesa ka sjellë dhe reagimin e operatorëve të transportit urban të cilët kërkojnë dyfishim të biletës dhe të abonesë.

“Jemi dakordësuar me përfaqësuesit e bashkisë për disa pika që do të ishin lehtësuese për transportin urban dhe që do të futeshin në fuqi në janar, por akoma nuk ka asnjë shenjë në të. kemi rënë dakord që të futet në zbatim heqja e akcizës së naftës, heqja e taksës së qarkullimin, rimbursimi i TVSH 100% dhe një fond nga Bashkia me një vlerë prej 1 milionë euro por jemi në mars dhe ende nuk është implementuar asnjë nga pikat e dakordësuar.

Duke parë që nuk ka asnjë interes ndaj këtij sektori me rritjen e  çmimit të naftës kemi kërkuar rritjen e çmimit të biletës nga 40 lekë në 80 lekë duke u bazuar në analizën e të ardhurave të operatorëve tanë.

Edhe abonoja do të rritet sa çmimi i biletës deri në dyfishimin e saj. Akoma nuk ka asnjë interesim në lidhje me këto propozime dhe ngelemi në pritje. Operatorët nuk mund që të rrisin çmimin e biletës, pasi duhet që të marrin vendimin e këshillit bashkiak. Në varësi të operatorëve ka dhe mundësinë e operimit të urbanëve në qytet”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.