Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shoqatat e Investitorëve të Huaj: Gjeni zgjidhje për krizën, po pengoni investimet

14:49 / May 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tiranabukur
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas bizneseve vendase, janë dhomat e huaja të tregtisë dhe industrisë që kanë bërë thirrje të përbashkët për të zgjidhur krizën politike, pasi kjo situatë po pengon investimet ndërkombëtare.

Në një deklaratë të përbashkët, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) pohojnë se po ndjekin me shqetësim të thellë situatën aktuale politike në Shqipëri. Shumë nga anëtarët tanë kanë shprehur frustrim lidhur me pasigurinë politike që po ndikon drejpërdrejt negativisht në klimën e biznesit dhe ekonominë shqiptare.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë. Çdo ditë që kalon pa marrëveshje dëmton besimin e qytetarëve në sistemin tonë politik dhe ekonomik, duke penguar investimet e mundshme ndërkombëtare. Komuniteti ynë i biznesit kërkon fuqishëm që të gjithë palët e përfshira – veçanërisht Qeveria dhe Opozita – të veprojnë me përgjegjësi dhe të bëjnë çdo përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit politik në dobi të stabilitetit në vend:, përfundon deklarata.

Pak ditë më parë, Forumit i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të sipërmarrjesi i bëri thirrje unanimisht apel klasës politike në Shqipëri për normalizimin e situatës politike dhe ekonomike në vend.

Në deklaratën e tyre thuhej: “Përshkallëzimi i situatës që thellon krizën politike në vend ka krijuar dhe po thellon plagë të rënda në ekonominë Shqiptare.

Të shqetësuar nga kjo situatë politike në vend, u bëjmë thirrje liderëve të partive politike të gjejnë ZGJIDHJE pa humbur kohë.

Përvoja nga krizat e mëparshme që ka kaluar vendi ynë gjatë 30 viteve, kanë treguar se gjithmonë është gjetur një zgjidhje, por diferenca është tek kohëzgjatja dhe fatura e paguar. Faturë që e kanë paguar dhe vijojnë ta paguajnë konsumatorët, taksapaguesit dhe e gjithë ekonomia shqiptare.

Në kohën e këtij apeli, është shtuar hezitimi te konsumatori shqiptar, është shtuar hezitimi për të vijuar me investimet si tek sipërmarrja vendase ashtu edhe tek investitorët e huaj.

Në këtë situatë të krijuar, më shumë nga të gjithë po cenohet sipërmarrja private, si kontribuesi kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit, me 85% të prodhimit të përgjithshëm vjetor (GDP) dhe me punësimin, nga ku 9 në 10 shqiptarë sot punojnë në sipërmarrjen private”.

Edhe operatorët turistikë janë shprehur se situata e paqartë politike ka ndikuar në anulimin e rezervimeve nga turistët e huaj, kryesisht ata gjermanë dhe nordikë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pa “Fol Shqip” nuk ka atdhe! / Mesazhi i Presidentit Begaj në prag të Ditës së Alfabetit

15:35 / November 21, 2026

Tirana europiane e qytetarëve/ Rama: Jo vetëm kryeqytet modern, por dhe të përballueshëm

15:22 / November 21, 2026

 “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn dhe avokatin e tij

15:16 / November 21, 2026

Ervin Demo: Tirana, shtëpia e të gjithë shqiptarëve

15:03 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.