Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shoqen tonë e bëmë ministre dhe nuk erdhi as në mbledhje”, kush Klajda Gjosha që nuk iu përgjigj Metës në telefon

00:11 / April 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klajda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë ditën e sotme, mes ‘spektaklit’ me akuza ndaj njëri-tjetrit që Ilir Meta bëri sëbashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, kreu i PL tha se ndër të tjera, nga gruaja e tij ka pasur përpjekje për të sabotuar kuorumin e Komitetit.

Ai u shpreh se “një shoqe që e bëri ministre”, nuk erdhi dhe as nuk iu përgjigj mesazhit të tij, pasi sipas Metës, i është thënë nga Kryemadhi që të mos shkojë, pasi kjo e fundit është shoqe me të.

Por kush është ministrja e Metës që ai i referohet?

Në dy kabinete qeveritare që Meta ka marrë pjesë, në 2009 me Sali Berishën dhe në 2013 me Edi Ramën, ka pasur si ministre Klajda Gjoshajn, e cila njihej si njeri i afërt i Monika Kryemadhit.

“Nepotizmi është ai që nuk na bëri të mundur një shoqen tonë që e bëmë dikur ministre për ta promovuar për vlerat e reja dhe edukimin e saj sipas konceptit tim, që të ishte prezentë në mbledhjen e kaluar të Komitetit. Ajo ka qenë e rregullt në çdo mbledhje dhe kurrë nuk i kisha kërkuar të vinte.

Për herë të parë Ilir Meta që e bëri ministre e mori në telefon dhe i tha ‘faleminderit shumë që ke qenë e pranishme në mbledhjet e Komitetit Drejtues dhe kam një lutje që dhe nesër të jesh prezente, nuk dua angazhim të flisni por vetëm të jeni prezente’. Sepse kishte një përpjekje për të sabotuar kuorumin e mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar.

Nepotizmi e bëri atë që kur të më dalë mua përpara, po më doli, dhe unë do përpiqem ta qetësoj, të skuqet. Sepse i kanë thënë ‘si do shkosh ti atje, ty s’të bëri Ilir Meta, ty të bëra unë, shoqja e Agim Neshos. Të bëmë ne’, prandaj nuk erdhi. A mundet një njeri që si kishte vajtur mendja kurrë që të bëhej ministre, jo vetëm që nuk tha se nuk vinte po as nuk ktheu përgjigje dhe të shpikte një gënjeshtër të bardhë që ‘jam pa qef’?!”, tha ai.

klajda gjosha Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.