Paraditen e kësaj të djele, dhjetëra pjesëtarë të shoqërisë civile kanë dalë në protestë pasi janë kundër projektit të Sheshit të Flamurit në Vlorë. Ata thonë se projekti i ri që është nëplan tëndërtohet humb origjinalitetin e sheshit dhe shktërron kujtesën historike.
Ndërkohë, me anë të një postimi në “Twitter” të shtunën, kryeministri Edi Rama i’u përgjigj akuzave të bëra lidhur me këtë gjë. Rama tha se ata që i cilësoi si “foltorexhinjtë e Vlorës” nuk dinë dhe as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë”.
Gjithashtu, ai vijoi më tej duke shtuar se Sheshi i Flamurit do të jetë “një tjetër spektakël urban në Vlorë” dhe se mezi pret që ta shohë të realizuar.
