Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shoqëria Civile, peticion për sistemin zgjedhor: Të vendosë populli me referendum

19:09 / May 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupi nismëtar i shoqërisë civile që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor deklarojnë se kanë filluar sërish procedurën për t’ia arritur qëllimit. Grupi për ndryshimin e sistemit zgjedhor thotë se u takon qytetarëve që të vendosin dhe se nuk janë dorëzuar për të realizuar këtë qëllim edhe pse herën e parë dështuan.

“Ne Grupi Nismëtar për Ndryshimin e Sistemit Zgjedhor, bëjmë me dije opinionin publik, që kemi proceduar sërish për të realizuar qëllimin tonë: atë të realizimit të Referendumit Kombëtar, me pyetjen vendimtare për ndryshimin dhe demokratizimin e jetës së vendit, pyetja konsiston thjesht në një tekst konciz: A jeni dakord të ndryshohet Sistemi Zgjedhor, apo jo?

Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk pati kuorumin e duhur herën e parë kur ne aplikuam për këtë Nisëm Referendare, ne sigurojmë mbarë opinionin që këtë nisëm qytetare ne do e çojmë deri në fund, jo vetëm për ta realizuar atë por edhe për ti treguar shqiptarëve krizën e thellë Institucionale që po kalon KQZ, Kolegji Zgjedhore dhe cdo strukturë tjetër që ka të bëjë me këtë Procedurë.

Në fund të këtij procesi kompleks, por jetik për fatet e demokracisë, duhet të jenë vetë qytetarët të vendosin llojin e sistemit zgjedhor që duan” thuhet në deklaratë. Pjesë e këtij grupi janë emra të njohur si ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, Brizida Gjikondi apo edhe Enis Sulstarova, kryetar i bordit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.

Lëvizja e këtij grupi vjen teksa politika po vijon diskutimet për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, por sipas të gjitha gjasave pa prekur sistemin zgjedhor, pasi vetëm opozita parlamentare e kërkon me ngulm një gjë të tillë.

Grupi nismëtar
Kristaq Kume
Brizida Gjikondi
Lavdosh Ferruni
Silvana Bello
Andi Tepelena
Elvis Hoxha
Kreshnik Merxhani
Enis Sulstarova
Kleida Abas
Evrikli Kolovani
Kiara Muka
Liridona Hoxha

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026

Dita e dytë e analizës në Pogradec/  Sot “testohen” ministrat, Rama kërkon llogari për çdo dikaster

09:48 / August 24, 2026

Dy orë takim në Pogradec, Rama diskuton shkrirjen e bashkive dhe zgjedhjet e 2027

14:00 / August 23, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.