Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shoqërohet në polici djali i Saimir Taullaut dhe kushëriri i tij të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike

17:36 / May 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Saimir Taullau
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Djali i Saimir Taullaut, i njohur si rivali i Aldo Bares, Sajmojen Taullau është shoqëruar në policinë e Durrësit bashkë me djalin e xhaxhait të tij. OraNews raporton se Sajmojen Taullau është shoqëruar në polici bashkë me djalin e xhaxhait të tij, Klajdi Taullau. Të dy dyshohet të jenë përfshirë në trafik të lëndëve narkotike.

Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka ende informacione zyrtare në lidhje me këtë shoqërim, apo për procedurat që do të ndiqen më vonë me dy kushërinjtë Taullau.

Për momentin Saimir Taullau ndodhet në Zvicër, aty ku u ekstradua nga Maqedonia e Veriut pasi ishte dënuar me katër vite burg për trafik heroine. Taullau është dënuar në vitin 2013 dhe është arrestuar gjatë një aksioni të policisë zvicerane. Teksa hetimet po zhvilloheshin lidhur me dosjen e tij, togat e zeza vendosën që ta linin në masë sigurie “arrest në shtëpi”, por duket se i kishin bërë “llogaritë” keq. Taullau nuk ka respektuar vendimin e gjykatës por ka zgjedhur që të arratiset dhe të kthehet në Shqipëri. Megjithatë ai u dënua në mungesë, dhe në shtator të vitit që lamë pas u vu në pranga në Maqedoninë e Veriut.

Saimir Taullaut njihet si rivali Aldo Bares, ish-kreut të Bandës së Lushnjes. Vëllai i tij, Baki Taullau u vra në vitin 2005, ndërsa Saimiri ka qënë gjithmonë në ‘shënjestër’. Jo më larg se tre vite më parë ndaj tij u organizua një atentat, por ia doli që të shpëtonte me plagë të lehta. Taullau ka qënë dhe pjesë e ‘kokave’ të krimit në Shqipëri, të cilëve Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.