Ditën e sotme është hedhur shorti për turin e tretë të Ligës së Kampionëve. Në këtë pikë të kompeticionit goglat kanë vendosur përballë njëri-tjetrit dy shqiptarë. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit do të presë në shtëpi Dinamo Zagrebin ku aktivizohet shqiptari tjetër, Lirim Kastrati.
Dy futbollistët kanë qenë shokë skuadre në sezonin e kaluar teksa bënin pjesë te Lokomotiva e Zagrebit, por tashmë duhet të sfidohen për të vazhduar ëndrrën në Ligën e Kampionëve. Ndërkaq, një short i vështirë për PAOK-un ku aktivizohet mbrojtësi i kombëtares, Enea Mihaj.
22-vjeçari do të përballet me Benfikën, ndërsa do t’i presë portugezët në Greqi. Ndërkohë, Dinamo Brest ku aktivizohet Elis Bakaj i cili është në proçes rikuperimi pas dëmtimit në gju, do të luajë në transfertën izraelite përballë vendasve të Makabi Tel-Haviv.
Ferencváros (HUN) vs GNK Dinamo (CRO)
Qarabağ (AZE) vs Molde (NOR)
Omonia (CYP) vs Crvena zvezda (SRB)
Midtjylland (DEN) vs Young Boys (SUI)
Maccabi Tel-Aviv (ISR) vs Dinamo Brest (BLR)
PAOK (GRE) vs Benfica (POR)
Dynamo Kyiv (UKR) vs AZ Alkmaar (NED)
Gent (BEL) vs Rapid Wien (AUT)
