Grupi i rrokut Maneskin janë shpallur fitues të Festivalit të 71-të të Sanremo.
Grupi i përbërë nga Damiano David, Victoria De Angelis, Thomas Raggi dhe Ethan Torchio pushtuan sallën dhe fituan zemrën e të gjithëve me këngën ‘Zitti e buona’.
Në vendin e dytë u rendit Fedez dhe Francesca Michielin me ‘Call me name’. Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka fitur vendin e tretë në edicionin e 71 e të Sanremos, me këngën “Un milione di cose da dirti”.
Këngëtari shqiptar ishte një nga emrat që u përmend në mediat italiane edhe si pretendet për vendin e parë.
