Një 20-vjeçar që vrau babain me thikë për të mbrojtur të ëmën nga dhuna është shpallur i pafajshëm. Ngjarja u shënua më 30 prill 2020.

Gjykata vlerësoi se fakti nuk përbën krim. Vrasja për të cilën prokuroria kishte kërkuar 14 vite burg kishte ndodhur në banesë në Torinese, Itali.

Aleks Pompa kishte ndërhyrë në sherrin e dhunshëm mes prindërve dhe kishte goditur të atin 34 herë me thika të ndryshme të kuzhinës.

Viktima Giuseppe Pompa një punëtor 52 vjeç në gjyq ishte përshkruar si një person agresiv, dhe tepër gjakftohtë.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati gjithmonë kishte mbështetur tezën se klienti i tij e kishte kryer prë vetëmbrojtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here