Rinor Hykolli, i njohur në publik si menaxheri i reperes kosovare, Doruntina Shala, e njohur ndryshe si Tayna është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Me anë të një njoftimi zyrtar, Polciia e Kosovës ka publikuar dhe foton e Hykollit për të cilin kërkon ndihmë dhe informacione nga qytetarët.
Në njoftim thuhet se Hykolli kërkohet pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, që nënkupton ndonjë dhunim apo plagosje, por nuk dihet se për çfrë ngjarjeje bëhet fjalë konkretisht.
Kërkimi për të u bë publik nga policia me urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tone. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan – E-mail adresa: info@kosovopolice.com,”- thuhet në njoftim.