Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shpallet tenderi për projektin e ri me nënkalim tek ‘Shqiponja’

09:26 / June 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
projekti shqiponja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli zyrtarisht në faqen e agjencisë së prokurimeve garën për ndërtimin e nënkalimit tek sheshi “Shqiponja” duke përcaktuar një fond limit 2.25 miliardë lekë ose rreth 19 milionë euro pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Sipas njoftimit të ARRSH, afti fundor për dorëzimin e ofertave është data 15 korrik dhe menjëherë pas shpalljes së fituesit do të nis puna për ndërtimin e veprës në terren.

Ky është tenderi i tretë për rrethrrotullimin e shqiponjës, por tashmë me një projekt të ndryshuar. Projekti i parë që parashikonte ndërtimin e mbikalimit u tenderua dy herë. Tenderi i parë u fitua nga kompania fantazmë “DH Albania” me një vlerë 20 milionë euro, aq sa fondi limit, por pas shpërthimit të skandalit me falsifikimin e dokumenteve qeveria e anuloi kontratën.

Në tenderin e dytë kostoja e ndërtimit zbriti ndjeshëm deri në 14 milionë euro, por autoriteti rrugor i skualifikoi të gjitha ofertat si të pavlefshme. Menjëherë pas anulimit të garës së dytë, ministria e Infrastrukturës njoftoi se do të ndryshonte projektin teknik të veprës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Projekti i ri mban të njëjtën vlerë si ai i mëparshmi, por në vend të mbikalimit, rrethrrotullimi “Shqiponja” shndërrohet në nënkalim. Sipas bashkisë dhe ministrisë së Infrastrukturës, projekti i ri i prezantuar për mbikalimin “Shqiponja” është miratuar nga këshilli teknik dhe ofron një zgjidhje më të mirë për trafikun dhe hapësirat përreth veprës.

shqiponja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.