Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvije Jao janë bërë prindër për herë të parë.
Lajmin e bëri të ditur çifti nëpërmjet rrjetit social “Instagram”. Në videon e pulikuar ata ndanë momentet e fundit të pritjes së ëmbël si dhe emocionet e bukura të momentit kur morën në krahë për herë të parë fëmijën e tyre.
“Udhëtimi ynë filloi saktësisht 9 muaj më parë kur #Roeli ishte ende në zhvillimet e tij te para për të ardhur në këtë botë. Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të kënaqur, jo vetëm për shkak të kësaj përvoje të mrekullueshme që na bëri prindër, por edhe sepse e dimë që ROELI jonë do të mbrohet gjithmonë nga ekipi i spitalit”, shkruan këngëtari në postim.