Makina inteligjente është vendosur për disa orë ditën e djeshme në aksin Kavajë-Lushnje, ku janë evidentuar 495 mjete, të cilat ecnin me shpejtësi skëterrë.
Sipas policisë disa nga mjetet arrinin shpejtësi deri në 211 km/h.
Si rezultat i skanimit të mjeteve, në akset rrugore Kavajë – Lushnjë – Kavajë, me makinën inteligjente dhe radarët automatikë: janë pezulluar 84 leje drejtimi, për mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 125 km/h deri në 211 km/h, për periudha që variojnë nga 2 deri në 12 muaj, shoqëruar me masë administrative nga 7000 deri në 21.000 lekë të rinj dhe me zbritje nga 9 deri në 13 pikë nga leja e drejtimit.
