Shpella e Pëllumbasit e njohur edhe si Shpella e Zezë është një vend arkeologjik në Shqipëri afër fshatit Pëllumbas, i cili është zyrtarisht një prej 100 fshatrave turistik të Shqipërisë.
Në këtë vendgjurmim llogaritet të kenë jetuar paraardhësit që në periudhën e hershme diku rreth 10.000 vjet më parë. Me studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë është përdorur teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre më të zhvilluara.Kjo shpellë hynë ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në Evropë.
Kjo shpellë tashmë e kthyer në një atraksion turistik mjaft të veçantë gjendet në juglindje të Tiranës mbi grykën panoramike të Skorranës e krijuar nga lumi Erzen. Pamja në këtë vend është mjaft interesante pasi ndërthuren bukuritë e peizazhit përreth dhe pamja mistike e shpellës.
Shpella e Zezë e Pëllumbasit ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit. Ajo të shfaqet befas dhe vjen duke u zgjeruar përherë dhe më shumë kur i afrohesh.
Tavani shkëmbor është i mbushur me stalagmite gjithfarë formash dhe dyshemeja e saj me stalaktite. Interesante janë gropat në dysheme, por edhe tavani i shpellës me togëzimet gëlqerore të gurëzuara dhe me struktura nga më të çuditshmet.
Shpella e Zezë e Pëllumbasit është një ndër gjashtë shpellat më unikale në Europë.