Demokrati Jemin Gjana ka marrë një post të rëndësishëm në Partinë Demokratike. Pasi u zgjodh anëtar i Kryesisë së PD-së, Gjana do të jetë edhe kryetari i ri i Këshillit Kombëtar, post ky që më parë e ka mbajtur ish-presidenti Bujar Nishani.

Jemin Gjana, ka mbajtur postin e kryetarit të Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike që nga viti 2017, duke drejtuar zgjedhjet pas dy humbjeve të njëpasnjëshme.

“Katapultimi” i tij në Kryesi vjen pas ndryshimeve në statutin e Partisë Demokratike, të propozuara nga kryedemokrati Basha, të cilat u miratuan në Kuvendin Kombëtar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here